Drejtori i NALT-it vizitoi Gardën Kombëtare të FSK-së

20 prill 2023 | 15:05

Drejtori i ri i Ekipit Ndërlidhës Këshillues të NATO-s (NALT) Gjeneral Brigade, Ralf Peter Hammerstein, bashkë me stafin e tij kanë vizituar Kazermën e Gardës Kombëtare të Forcës së Sigurisë së Kosovës, në Pomozotin.

Komandati i Gardës Kombëtare, Gjeneral Brigade Naim Haziri, ka mirëpritur drejtorin e NALT-it, dhe e ka informuar për aktivitet e tyre.

Në faqen zyrtare të FSK-së bëhet e ditur se pas këtij takimi stafi i GK-së ka mbajtur një prezantim për grupin pjesëmarrës duke i njoftuar lidhur me personelin, pajisjet, aktivitetet dhe gjendjen operacionale të njësive.

Në kuadër të vizitës janë vizituar ambientet trajnuese të Qendrës Ndërkombëtare të Trajnimit për Kërkim Shpëtim(QNTKSH), ku nga drejtori janë njoftuar me kapacitetet dhe aktivitetet e kësaj qendre.

Të dy gjeneralët u shprehën të gatshëm për bashkëpunim në ngritjen e kapaciteteve dhe modernizimin e Gardës me standardet më të larta ndërkombëtare.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vedat Muriqi është duke e kaluar një sezon fantastik me…