Muriqi, ‘mbret’ në La Liga për duelet në ajër

20 prill 2023 | 14:54

Vedat Muriqi është duke e kaluar një sezon fantastik me skuadrën e Mallorcas. Sulmuesi “dardan” ka realizuar 12 gola dhe i ka bërë dy asistime deri tash në La Liga. Por, “Pirati” e mban një primat në ligën elitare spanjolle. Më saktësisht, 28-vjeçari po prin në garën e dyluftimeve në ajër.

Në fakt, përfaqësuesi kosovar i ka fituar 16 duele në ajër brenda një ndeshjeje, respektivisht në duel me Celta Vigon, një rekord absolut ky për këtë sezon.

Kësaj arritjeje i është gëzuar edhe Mallorca, e cila e ka bërë një postim duke shkruar: “Fluturon Pirati. Rekord në La Liga”. Muriqi njihet për aftësitë e tij në lojën në ajër falë gjatësisë dhe shkëputjes së tij.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Restoranti shqiptar “Ç’ka Ka Qëllu”, sërish është listuar nga The…