Drejtori i Napolit: Rrahmani është i zoti në mbrojtje

02 prill 2020 | 21:13

Reprezentuesi i Kosovës, Amir Rrahmani do t’i bashkohet Napolit në verë. Klubi napolitan e transferoi Rrahmanin për 14 milionë euro nga Hellas Verona në janar, derisa vendosi që mbrojtësi të qëndrojë i huazuar aty deri në fund të edicionit.

Drejtori sportiv i Napolit, Cristiano Giuntoli ka folur për këtë transferim, derisa e ka cilësuar atë si një mbrojtës të duhur për skuadrën.

“Blemë Rrahmanin në janar sepse është shumë i zoti në markim, por gjithashtu di të dalë në fazën sulmuese nga prapavija. Kjo është diçka thelbësore për Gattuson. Me një trajner si ai, i cili dëshiron gjithmonë ta nisë lojën nga mbrojtja, ne dëshironim që t’i siguronim lojtarë që i përshtaten ideve të tij”, ka deklaruar Giuntoli.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Departamenti Shëndetësor i Burgjeve pranë Ministrisë së Shëndetësisë, ka njoftuar…