Drejtori i Policisë, Gazmend Hoxha: Personat e arrestuar sot janë të dyshimtë dhe të ndërlidhur me organizatën terroriste ‘Mbrojtja Civile’
30 nëntor 2024
| 19:09
Policia e Kosovës ka thirrur konferencë të jashtëzakonshme për media, pas sulmit të mbrëmshëm në kanalin e Ibër Lepencit në Zubin Potok.
Në këtë konferencë kanë dalë drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, dhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.
Hoxha ka thënë se pronat që sot u bastisen nga Policia i takojnë personave të dyshimtë të ndërlidhur me organizatën terroriste Mbrojtja Civile.
“Shumica e personave, pronat e të cilëve janë kontrolluar sot janë të dyshimtë dhe të ndërlidhur me organizatën terroriste Mbrojtja Civile”, tha ai.