Drejtori i ri i OSBE-së ofron bashkëpunim me komunën Gjilanit

09 mars 2023 | 12:12

Kryetari i komunës se Gjilanit, Alban Hyseni, ka pritur në takim njoftues drejtorin e ri të Organizatës së Sigurisë dhe Bashkëpunimit në Evropë (OSBE), Igli Totozani.

Në këtë takim u bisedua për marrëdhëniet dhe thellim të mëtutjeshëm bashkëpunimi mes komunës së Gjilanit dhe OSBE-së.
Pas marrjes së detyrës së re, Totozani ka shprehur gatishmërinë për mbështetje për komunën e Gjilanit.

Ndërsa, kryetari Hyseni u shpreh falënderues për bashkëpunim dhe mbështetje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar ndaj deputetes së…