Drejtori sportiv i Ferrarit: Jemi më afër Mercedesit dhe Red Bullit

01 nëntor 2021 | 13:04

Edhe pse Ferrari është ende jashtë “top-3” makinave më të mira të këtij sezoni të Formula 1, Mattia Binotto, drejtori sportiv i Ferrarit, shprehet i kënaqur me paraqitjen e “kokëkuqes”, sidomos në garat e fundit.

Inxhinierët hera-herës sjellin disa modifikime në motorin e makinës italiane, që po rivalizon fort me McLaren për vendin e tretë. Gjithsesi, për Binotto objektivi është ngushtimi i diferencës me Mercedes dhe Red Bull.

“Tashmë motori ka një fuqi shtesë, që shihet sidomos në pjesët e drejta, në momentin kur makina del nga kthesa etj. Nëse shihni garën e fundit në Austin, mund të shihni se makina jonë ishte e ngjashme me ato të tjerat që kryesonin garën për sa i përket shpejtësisë. Ky është një hap shumë i madh krahasuar me sezonin e kaluar. Mendoj se tashmë diferenca mes nesh dhe Mercedes e Red Bull është ngushtuar shumë”, ka thënë Binotto.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se…