Drilon Hazrollaj në top 11-shen e vitit në Albi Mall Superligë

25 dhjetor 2023 | 16:26

Mbrëmë, në një atmosferë festive dhe emocionuese me mysafirë të shumtë, u mbajt Gala Mbrëmja e Federatës së Futbollit të Kosovës “Laureatët 2023” për të nderuar dhe shpërblyer lojtarët, trajnerët, klubet dhe personalitetet e rëndësishme të futbollit në Kosovë për vitin që po e lëmë pas.

Mes tjerash, gjatë mbrëmjes u zbulua edhe top 11-shja e vitit 2023 në Albi Mall Superligë, e cila është krijuar në bazë të votave të trajnerëve të 10 ekipeve tê Superligës.

Sulmuesi i jonë i krahut Drilon Hazrollaj gjendet në mesin e 11 lojtarëve më të mirë të Superligës për vitin 2023.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me rastin e festës së Krishtlindjes, kryetari i Ferizajt, Agim…