Drogë, armë dhe para i gjenden një personi në Fushë Kosovë

03 dhjetor 2018 | 11:13

Policia e Kosovës ka raportuar se në rrugën “Hajrullah Zyma”, në Fushë Kosovë është arrestuar i dyshuari pasi që gjatë legjitimimit dhe kontrollit në trup dhe në dy banesat e tij i janë gjetur dhe sekuestruar drogë, armë dhe para.

Policia ka sekuestruar 174 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë, 10 gramë marihuanë, dy pistoleta me 23 fishekë, një veturë, dy telefona mobilë dhe 1700 euro.

I njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit, është dërguar në qendrën e mbajtjes.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një grup i organizuar qytetarësh janë mbledhur para Qeverisë së…