Duka drekoi me De Biasin

06 prill 2019 | 08:39

Ganni De Biasi ka zbarkuar në Shqipëri. Jo vetëm kaq, por dje ka drekuar me presidentin e FSHF-së, Armand Duka.

Mësohet se takimi është bërë në një nga restorantet e Durrësit dhe ish-trajneri i Shqipërisë ka qëndruar për disa orë me kreun e federatës. A ka qenë një takim pune apo thjesht rastësi? Kjo është e vështirë të saktësohet që tani.
De Biasi nuk e ka fshehur asnjëherë dëshirën për t’u rikthyer të punojë në Shqipëri me Kombëtaren. Sa herë është pyetur, nuk e ka mohuar këtë.

Nuk dihet nëse dje gjatë drekës është diskutuar për postin e trajnerit të përfaqësueses që tashmë është lënë bosh pas shkarkimit të Christian Panuccit. Nuk përjashtohet si mundësi, edhe pse zor që vetë trajneri t’i kërkojë Dukës që të rikthehet. Jo sepse Duka nuk do ta merrte në konsideratë, por sepse më pas italiani do të dorëzohej pa kushte dhe do të pranonte ofertën financiare të Dukës.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Teknologjia për të luftuar emigracionin. Kjo është gjetja më e…