Duka: Liga e Kombeve vendimtare për trajnerin Reja

19 gusht 2022 | 14:20

Armand Duka, presidenti i FSHF-së, ka dhënë një intervistë për RTSH dhe nuk shmanget as kur bëhet fjalë për trajnerin e kombëtares, Edy Reja.

“Trajnerit i përfundon kontrata realisht në nëntor, jo fiks pas përfundimit të ndeshjeve të shtatorit. Dy ndeshjet e fundit të Ligës së Kombeve ndaj Izraelit dhe Islandës janë vërtetë shumë të rëndësishme. Ekzistojnë të gjitha mundësitë që ne t’i fitojmë të dyja ndeshjet, por edhe mund të mos fitojmë asnjë nga ndeshjet. Pra, mund ta mbyllim edhe të parët grupin, por mund ta mbyllim edhe në vendin e fundit. Jemi në një farë mënyre me fat që nuk biem nga Liga B, por kemi edhe objektivin për të shkuar në Ligën A. Çdo gjë mund të ndodhë në këto dy ndeshje dhe rezultatet mund të sjellin ndryshime apo vendime të reja”, ka thene Duka.

“Trajneri dhe stafi i tij për mua kanë bërë një punë të mirë në ekipin shqiptar. Kemi rritje, kemi elementë të ri në ekipin Kombëtar, kemi një numër futbollistësh akoma më të madh në dispozicion. Kështu që në përgjithësi kanë bërë një punë të mirë, por dy ndeshjet e shtatorit janë vendimtare për këtë kompeticion dhe për stafin”, ka shtuar Duka.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i partisë së presidentit malazez, Milo Gjukanoviq, Jevto Erakoviq…