Duka: Panuccit duhet t’i japim kohë

13 shtator 2018 | 10:46

Christian Panucci nuk është në diskutim si trajneri i Shqipërisë. Këtë gjë e ka konfirmuar publikisht presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, i cili e ka rikonfirmuar trajnerin, duke i dalë krahë pas humbjes në Gllasgou, nëpërmjet një postimi në profilin e vet në “Facebook”.

Fakti që kuqezinjtë janë me pikë të barabarta në këtë aktivitet bashkë me Skocinë i jep bindjen atij që jemi të barabartë dhe se nuk duhet parë si tragjedi humbja e fundit.

“Jemi në gjysmë të rrugës, me pikë të barabarta me rivalin. Na pret në tetor një transferim i vështirë në Izrael. Të gjithë ne duhet t’ia japim kohën e mjaftueshme trajnerit për t’i bërë ndryshimet dhe reflektimet e duhura në skuadër. Koha e llogoreve nuk vlen për askënd. Kritikat janë normale për një skuadër kur ajo humbet. Por, kur këto bëhen për interesa josportive. Nuk i shërbejnë askujt”, ka shkruar Duka.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, bashkë me deputeten, Fitore…