Duka zbulon të ardhmen e Rejës

26 shkurt 2021 | 13:25

Zërat se Edi Reja mund të marrë drejtimin e Napolit janë hedhur poshtë nga presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka.

Ai i është përgjigjur interesimit të mediave italiane, duke përjashtuar kategorikisht mundësinë që tekniku i Shqipërisë të zëvendësojë në bankinën napolitane Genaro Gattuso, qoftë edhe përkohësisht.

“I kam dëgjuar këto zëra, por nuk di asgjë. Napoli nuk më ka kontaktuar dhe Reja nuk më ka folur për mundësinë e një pune të dyfishtë si trajner i kombëtares dhe i Napolit. Por e nënvizoj se është një mundësi që e përjashtoj në mënyrë kategorike. Nuk mund të jesh trajner njëkohësisht në një kombëtare dhe një skuadër klubi. Nuk mund të ndodhë”, ka thënë Duka për radio “Kiss Kiss Napoli”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-mbreti i Spanjës, Juan Carlos, i cili në gusht u…