Dukagjini konfirmon transferimin e Zulfijit në Kazakistan

23 shkurt 2024 | 15:26

Skuadra e Dukagjinit të Klinës ka njoftuar se futbollisti i saj Iljasa Zulfiji është transferuar në Kazakistan, përkatësisht në skuadrën e Zhenis Astana.

“Një prej lojtarëve më të rëndësishëm Iljasa Zulfiji, e përmbyll angazhimin e tij te klubi ynë. Zulfiji është transferuar në ‘Zhenis Astana’, të Kazakistanit, klub që bën gara në Premierligën e atjeshme”, thuhet në njoftimin e Dukagjinit.

Klubi nga Klina me pas e ka falënderuar Zulfijin për kontributin e deritanishëm dhe i dëshiron suksese në karrierë.

Zulfiji në sezonin e parë (2022-2023) me Dukagjinin ishte një ndër lojtarët kyç ku ai kontribuoi me 4 gola dhe 4 asistime. Historike ishte kur klubi u kualifikua në Ligën e Konferencës dhe Zulfiji ishte golashënuesi më i mirë i ekipit me katër gola të shënuara dhe vendimtar në ndeshjet ndaj Europa FC dhe kalimin tutje në rundin e dytë të Ligës së Konferencës.

Edhe në sezonin e dytë (2023-2024), Caja ka shënuar 4 gola për ekipin, duke shënuar edhe në ndeshjen e fundit të tij të Dukagjinit ndaj Lirisë.

/Epoka e re/ 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në komunën e Skenderajt është bërë shpërndarja e motokultivatorëve me…