Komuna e Skenderajt shpërndan motokultivatorë me frezë për 71 bujq

23 shkurt 2024 | 15:26

Në komunën e Skenderajt është bërë shpërndarja e motokultivatorëve me frezë për 71 bujq përfitues nga thirrja publike e Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, të cilët janë përzgjedhur nga komisioni përkatës i vlerësimit të aplikacioneve.

Kryetari i komunës, Fadil Nura, i pranishëm në ceremoninë e ndarjes së pajisjeve bujqësore, duke i përgëzuar bujqit përfitues, ka siguruar se mbështetja e Komunës së Skenderajt për sektorë të bujqësisë, do të vazhdojë edhe këtë vit, me qëllim të rritjes dhe zhvillimit të bujqësisë.

Edhe drejtori për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, Behxhet Maliqi, ka përgëzuar fermerët përfitues të motokultivatorëve me freza, duke shtuar se ky projekt po realizohet në bashkëpunim me Islamic Relief Kosova.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier, është…