Dukagjini shënon fitore të madhe ndaj Gjilanit

24 prill 15:32

Dukagjini ka arritur një fitore të madhe, e cila e ndihmon shumë në garën për mbijetesë.

Ekipi nga Klina ka fituar pastër 2:0 ndaj Gjilanit, në kuadër të javës së 30-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Dy golat nga Altin Merlaku për dy minuta 33’ dhe 35’ ishin vendimtar për fitoren e vendasve.

Me këtë fitore, Dukagjini kalon në vendin e shtatë me 36 pikë gjithsej.

Në anën tjetër, Gjilani mbetet në kuotën e 55 pikëve në vendin e tretë, aq sa ka edhe Drita një pozitë më lart.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama është shfaqur me…