Dy futbollistët nga Gjilani do të provohen në FC Winterthur

05 janar 2020 | 14:21

Dy futbollistët vëllezër nga Gjilani, Olti dhe Odi Mehmeti do të provohen në skuadrën e Winterthurit në Zvicër. Lajmin e ka bërë trajneri Genc Sermaxhaj nëpërmjet një postimi në “Facebook”.

Olti Mehmeti është pjesë e FC Drita me moshën U19, kurse Odi Mehmeti është pjesë e U17.

“Shkathtësitë e tyre i njoh mjaftë mirë sepse me të dy kemi kaluar sezone me rezultate të suksesshme, ndërsa tani po stërvitemi në aspektin individual që të jenë sa më të gatshëm për synimet e reja. Uroj që Olti dhe Odi të shfaqin gjithë potencialin e tyre gjatë qëndrimit tre mujor në FC Winterthur”, ka thënë Sermaxhaj.

“Gjithashtu nga FC Drita, do të vazhdojnë të zhvillohen edhe shumë talent tjerë, për të cilët do të kujdesem që t’i përgatis sa më mirë për sfidat e reja, dhe më pastaj të krenohemi me sukseset e tyre”, ka shtuar Sermaxhaj.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shpesh kemi pas dilema se çka me përgatit për më…