Dy gra në gjendje të rëndë nga gripi

17 janar 2020 | 14:21

Dy gra të moshës 50 dhe 36-vjeçare janë në gjendje të rëndë shëndetësore si pasojë e gripit që aktualisht është përhapur në Kosovë.

Dy pacientet gjenden në kujdesin intensiv të Klinikës Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Mjeku në Klinikën Infektive, Valbon Krasniqi, ka thënë për “Kosovapress” se në këtë klinikë që nga muaji dhjetor trajtim mjekësor me grip sezonal kanë marr rreth 14 pacientë.

Krasniqi derisa ka folur për gjendjen e dy pacientëve që janë në repartin intensiv, ka thënë se në Klinikën Infektive aktualisht trajtim mjekësor janë duke marrë tre pacientë, njëri prej tyre fëmijë i cili po trajtohet në repartin e infektives.

Infektologu Krasniqi ka thënë se prej të gjitha rasteve në muajin dhjetor ka vdekur një person i moshuar, i cili ka qenë i prekur edhe nga sëmundjet tjera.

Sipas tij edhe nëpër klinikat dhe Qendrat Mjekësore Familjare ka pasur disa raste me këtë lloj gripi, por që nuk ka qenë e nevojshme të shtrihen në Klinik për trajtim të mëtutjeshëm.

Krasniqi ka treguar edhe për simptomat e gripit sezonal.

Ai ka rekomanduar që të evitohen vendet e mbyllura dhe të mbingarkuara me njerëz, të ushqehen shëndetshëm, nëse kanë shenja te gripit duhet të kërkohet menjëherë ndihmë mjekësore etj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Sandër Lleshaj në takimin me…