Dy klube në garë për Boatengun

09 prill 2021 | 23:04

Barcelona dhe Tottenhami janë dy skuadrat që kanë shfaqur interesim për mbrojtësin e Bayern Munichut, Jerome Boateng.

Sipas të përditshmes gjermane “Bild”, mbrojtësi gjerman do të largohet nga “bavarezët” në fund të këtij sezoni.

32-vjeçari nuk ka pranuar vazhdimin e kontratës dhe në fund të edicionit do të jetë futbollist i lirë.

Drejtuesit e klubit të Barcelonës kanë kontaktuar menaxherin e lojtarit për të parë situatën e Boatengut.

Tek katalunasit Boatengun e shohin si përforcim ideal në fazën e mbrojtës.

Boateng është pjesë e klubit gjerman që nga viti 2011 kur u transferua nga Manchester City.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gazetari Milaim Zeka ka treguar se cila është aktorja me…