Dy përforcime ‘bombastike’ nga Drita

13 gusht 2020 | 23:38

Kampioni i Kosovës, Drita ka arritur ta kompletojë transferimin e parë për edicionin e ri. Gjilanasit kanë përforcuar repartin e mesfushës ku kanë nënshkruar me mesfushorin Ergyn Ahmeti.

Mesfushori mitrovicas në vitet e fundit ishte pjesë e Prishtinës, teksa kishte shumë oferta dhe në fund zgjodhi Dritën. 24-vjeçari ka nënshkruar kontratë dy vjeçare me Dritën me opsion vazhdimi edhe për një vit tjetër. Ahmeti tanimë është prezantuar në ambientet e klubit bardhekaltër ku ka pozuar edhe me fanellën e skuadrës së tij të re. Drita ka konfirmuar se Ergyn Ahmeti do të jetë në gjendje të luaj për ta edhe në garat evropiane këtë edicion.

Ndërsa Arago Jamal është rikthyer përsëri në futbollin kosovar. Mbrojtësi i majtë ka nënshkruar marrëveshje dy vjeçare me kampionin e ri të Kosovës, Dritën. Ganezi ishte pjesë e Gjilanit dhe Prishtinës, por edicionin e fundit luajti jashtë shtetit për tu rikthyer.  Mbrojtësi i majtë tanimë është prezantuar nga klubi bardhekaltër, ndërsa pritet të jetë i gatshëm për garat evropiane.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati demokrat për president të SHBA-së, Joe Biden, bëri thirrje…