Dybala prezantohet te Roma

20 korrik 2022 | 13:39

Paolo Dybala është bërë edhe zyrtarisht futbollist i ri i Romës. Klubi italian e ka prezantuar futbollistin argjentinas përmes një videoje të prezantuar në rrjetet sociale.

Përfaqësuesi argjentinas e mbylli eksperiencën në Juventus në fund të sezonit që shkoi dhe më pas e kishte statusin e lojtarit të lirë. Dhe, edhe pse lojtarin e donin klubet e mëdha evropiane, ai megjithatë vendosi t’i bashkohet trajnerit Jose Mourinho në Romë.

Ish-futbollisti i Palermos ka nënshkruar kontratë trevjeçare, deri në verën e vitit 2025, ndërsa në të është përfshirë edhe klauzola e shkëputjes së kontratës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti për Krime të Rënda, ka…