Dzeko, ‘hero’ i Romës

23 shkurt 2019 | 22:42

AS Roma nuk ndalon së emocionuari tifozët e saj.

Skuadra e drejtuar nga Euzebio Di Françesko arriti të fitonte në transfertën kundër Frozinones me rezultatin 2-3 , por për të marrë tre pikët u desh një gol në minutën e pestë shtesë nga Edin Dzeko.

Ndeshja filloi me vendasit që befasuan që në fillim të ndeshjes, teksa shënuan golin e parë me anë të Çianos. Roma u kundërpërgjigj brenda pjesës duke shënuar dy gola në dy minuta me autor Pellegrinin dhe Dzekon.

Në minutën e 80-të një kundërsulm  i Frosinones u finalizua nga Pinamonti dhe u duk se Roma do të rikthehej në kryeqytet më një pikë, por për tri pikët mendon Dzeko, i cili shtyn topin pas drejt rrjetës pas një topi nga El Sharaui.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Raportet Kosovë – SHBA dhe mos miratimi i kërkesës së…