E dhimbshme: Vdes futbollisti i ri Agan Asani nga Kumanova

29 maj 2026 | 12:01

Ka vdekur futbollisti 13-vjeçar Agan Asani nga fshati Çerkez i Kumanovës.

Lajmin e dhimbshëm e ka bërë me dije trajneri i tij, Ismet Zeqiri, përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”.

Afgan Asani ishte pjesë e klubit KF Kumanova, ku konsiderohej si një talent i ri dhe i dashur nga bashkëlojtarët dhe trajnerët.

Në mesazhin e tij prekës, Zeqiri ka shprehur dhimbjen e madhe për humbjen e futbollistit të ri, duke i shprehur ngushëllime familjes Asani dhe të gjithë të afërmve.

Postimi i plotë:

LAJM NGUSHËLLIMI

Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të lojtarit tonë 13-vjeçar, Agan Asani.

Humbja e tij na ka prekur thellë si klub, duke lënë dhimbje të madhe te bashkëlojtarët, trajnerët dhe gjithë familja e KF Kumanova.

Në këto momente të vështira, i shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes Asani, të afërmve dhe miqve.

Kujtimi për Aganin do të mbetet gjithmonë në zemrat tona.

U prehtë në paqe.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidatja për deputete e PDK-së me numër 60, Besa Ismaili-Ahmeti,…