Edge shkëlqen në derbi dhe shpallet MVP

27 nëntor 2023 | 16:07

Java e dhjetë e Prince Caffe Superligës solli përballjen mes Trepçës dhe Pejës. Derbin e fituan mitrovicasit me 20 pikë dallim (91:71), ku më i miri ishte Darnell Edge.

Organizatori i mitrovicasve ndeshjen e mbylli me 29 pikë, shtatë kërcime e pesë asistime, duke qenë më i mirë i derbit dhe më i miri i javës. Për Edge, është hera e parë që shpallet MVP i javës.

Vëllaznimi shënoi fitoren e gjashtë radhazi, kësaj radhe, duke mundur Proton Cable Prizrenin (93:97) në udhëtim. Edhe kësaj radhe më i miri ishte organizatori amerikan Sammuel Sessoms. Ai ndaj prizrenasve kishte dyshifror të dyfishtë me 33 pikë e dhjetë asistime, ndërsa shtoi edhe gjashtë kërcime.

Bashkimi iu kthye fitoreve, duke mundur Istogun (93:53), ku më i miri ishte Grant Lozoya me 20 pikë, 13 kërcime e nëntë asistime.

Golden Eagle Ylli vazhdoi me formë të lartë, duke regjistruar fitoren e pestë radhazi. Ylli mposhti Sigal Prishtinën (100:80), ku u dalluan Jalen Nesbitt dhe Gëzim Morina. Nesbitt e mbylli ndeshjen me 18 pikë e 11 kërcime, ndërsa qendra e Kosovës, Morina me 18 pikë, tre kërcime e shtatë asistime.

Top pesëshja

Darnell Edge (Trepça) 29 pikë, 7 kërcime, 5 asistime, 28 indeksi
Sammuel Sessoms (Vëllaznimi) 33 pikë, 6 kërcime, 10 asistime, 39 indeksi
Grant Lozoya (Bashkimi) 20 pikë, 13 kërcime, 9 asistime, 39 indeksi
Jalen Nesbitt (Golden Eagle Ylli) 18 pikë, 11 kërcime, / asistime, 26 indeksi
Gëzim Morina (Golden Eagle Ylli) 18 pikë, 3 kërcime, 7 asistime, 23 indeksi

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama përmes një postimi në “Facebook”…