Edhe 20 inspektorë sanitarë iu shtuan luftës kundër Covid-19

13 korrik 2020 | 10:19

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka bërë me dije se edhe 20 inspektorë sanitarë iu shtuan luftës kundër Covid-19.

Zemaj ka thënë se këta inspektorë do të jenë të angazhuar në tërë Kosovën.

“Do të mbikëqyrën nga inspektorati përkatës që funksionon në Ministrinë e Shëndetësisë. Në vijim do të fillojnë punën edhe 100 mjekë, 62 infermierë, 8 laborantë, 6 punonjës staf teknik dhe mbështetës. Kjo po bëhet në kuadër të rritjes së kapaciteteve të luftës kundër pandemisë Covid-19”.

“Inspektorët e rinj do të kryejnë inspektime sanitare, kontrolle për sigurinë dhe cilësinë e ushqimit, higjienës së ushqimit, përpunimit, tregtimit, paketimit, ripaketimit, deponimit, transportimit të ushqimit. Do të zbatojnë legjislacionin për Parandalimin dhe luftimin e Sëmundjeve ngjitëse.  Do të inspektojnë institucionet publike dhe private, produktet ushqimore dhe jo ushqimore; shtesat dhe aditivët në ushqim; higjienën në institucione publike dhe private; ujin për pije, pijet freskuese dhe joalkoolike; subjektet afariste të cilat merren me ushqim, përfshirë edhe zbatimin e parimeve të sistemit HACCP për kontrollin e ushqimit; objektet hoteliere”, ka shkruar Zemaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

(M.Q / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Infektologu Izet Sadiku ka folur për situatën epidemiologjike në Kosovë,…