Edhe Nisma Socialdemokrate dorëzon nënshkrimet për shpërndarjen e Kuvendit

09 gusht 2019 | 15:31

Shefi i Grupit Parlamentar të Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi, ka bërë me dije se sipas marrëveshjes mes partive politike kjo parti sot i ka dorëzuar nënshkrimet e deputetëve për mbajtjen e seancës të caktuar për 22 gusht për shpërndarjen e Kuvendit.

“Në këtë seancë të fundit deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës do të votojnë marrëveshjen ndërkombëtare të IPA-s që i sjell shtetit rreth 90 milionë euro nga BE-ja si dhe për shpërndarjen e legjislaturës së VI. Shkojmë drejt zgjedhjeve të parakohshme, me bindje të plotë se në legjislaturën e VII, Nisma Socialdemokrate do të jetë e përfaqësuar me 10+deputetë”, ka shkruar Sherifi në llogarinë e vet në “Facebook”.

Sipas marrëveshjes mes partive politike Grupi Parlamentar i NISMA-s Socialdemokrate sot i dorëzoi nënshkrimet e…

Gepostet von Bilall Sherifi am Freitag, 9. August 2019

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti Hashim Thaçi në llogarinë e vet në “Facebook” ka…