Edon Zhegrova zyrtarisht lojtar i Baselit

22 shtator 2020 | 22:50

FC Basel ka zyrtarizuar Edon Zhegrovën nga Genk. Kosovari ka nënshkruar kontratë tri vjeçare me skuadrën e njohur zvicerane.

Talenti i Kombëtares se Kosovës kishte kaluar për një vjet e gjysmë në FC Basel dhe ishte i huazuar nga Genk.

Tani ai do të jetë lojtarë me karton të plotë i Baselit.

Shikoni kush është kthyer! Jemi të kënaqur të ju lajmërojmë se e kemi transferuar Edon Zhegrovën me marrëveshje të përhershme nga Genk. Kosovari 21 vjeçar ka nënshkruar kontratë tri vjeçare! Mirësevjen Edon”, thuhet në lajmërimin e klubit.

Mediat në Zvicër kanë shkruar se transferimi i Edonit i ka kushtuar Baselit afër 3 milionë euro.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili, ka folur…