Egbo: E merituam fitoren, futbollistët treguan karakter

25 shkurt 2024 | 16:08

Prishtina ka arritur një pikë nga derbi i javës i zhvilluar në stadiumin ‘Zahir Pajaziti’ në Podujevë. Pas 90 minutave të zjarrta, rezultati ishte ai i fillimit të ndeshjes pa gola 0-0.

Trajneri i Prishtinës, Emmanuel Egbo ka thënë pas ndeshjes se nuk ishte e lehtë, por që futbollistët e tij treguan karakter.

“Është një barazim më i drejtë për Llapin, pasi ne krijuam raste për gol dhe me pak kujdes mund t’i fitonim pikët e plota. Nuk ishte e lehtë pas humbjes nga Malisheva, por më gëzon fakti se lojtarët treguan karakter dhe ndryshuan personalitet pas humbjes së hidhur”.

“Mendoj se me pak kujdes do të fitonim pikët e plota. Nuk kemi çka të bëjmë. Ka ende pikë në lojë dhe në fund do t’i bëjmë llogaritë. Merituam pikët e plota, por nuk kemi çka të bëjmë. Ka gjëra pozitive që mund t’i shohim nga kjo lojë”, ka thënë Egbo.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Llapi nuk ka arritur më shumë se një barazim në…