Ekaterina Trendafilova riemërohet kryetare e Gjykatës Speciale

26 nëntor 2020 | 11:07

Ekaterina Trendafilova do të vazhdojë të jetë kryetare e Gjykatës Speciale. Ajo është emëruar kryetare e këtij institucioni të Kosovës në Hagë edhe për katër vite të tjera.

Riemërimin e saj në këtë pozitë e ka bërë shefi i misionit të EULEX-it në Kosovë, Lars-Gunnar Wigemark.

Siç është thënë në njoftim, Trendafilova ka shprehur mirënjohjen për besimin që i është dhënë për të vijuar t’u shërbejë Dhomave të Specializuara të Kosovës të cilat kanë hyrë në një fazë të re dhe të rëndësishme me nisjen e proceseve gjyqësore.

Ajo ka deklaruar se ka besim që proceset do të kryhen në mënyrë të mbrojtur, të pavarur, të paanshme, të drejtë dhe efikase, në pajtim me mandatin e Dhomave të Specializuara të Kosovës.

Trendafilova është juriste, akademike dhe gjykatëse e shquar nga Bullgaria. Ajo është emëruar si kryetare e Dhomave të Specializuara të Kosovës në dhjetor 2016, ndërsa detyrën e kishte marrë më 12 janar 2017.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Piloti Lewis Hamilton është njeriu i momentit në Formula 1.…