Ekzekutimi i miss-it në Ekuador, kush është ish e dashura e “El Patron” që dyshohet se porositi vrasjen e Ergys Dashit

29 prill 2024 | 21:17

Detaje të reja mësohen në lidhje me ekzekutimin e modeles Landy Párraga në një restorant të dielën në qytetin Quevedo të Ekuadorit.

Autoritetet nuk kanë ende një pistë të qartë në lidhje me shkaqet e ekzekutimit mafioz të saj nga dy persona, ndërsa mediat vendase e lidhin emrin e saj me njërin prej narkotrafikantëve më të mëdhenj të vendit, Leandro Norero.

Vetë Norero u vra në mënyrë makabre gjatë revoltës në një prej burgjeve të vendit në tetor të vitit të shkuar duke iu prerë koka.

Leandro Antonio Norero Tigua njihej si një ndër narko-trafikantët më të mëdhenj në vend dhe mbante pseudonimin “El Patron”.

Mediat përfolën emrin e tij si personi që porositi vrasjen e shqiptarit Ergys Dashit në Ekuador dy vite më parë, ndërkohë që njihej edhe si financues i tre grupeve kriminale.

Bëhet fjalë për grupet “Los Lobos”, banda më e madhe në vend, Los Tiguerones dhe Los Chones. Të trija grupet janë rivale të “Los Choneros”.

Prokuroria vendase nisi hetimet për organizatën e Noreros, e cila kishte lidhje të forta deri në nivele të larta në qeveri. Dosja e quajtur “Metastasis”, përfshinte shumë emra të rendësishëm, mes tyre edhe ai i Landy Párraga, e cila nuk kishte precedent të mëparshëm kriminal.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hisen Berisha, ka thënë…