“Elita” mbledh medaljet në gjimnastikë

23 prill 2018 | 12:17

Klubi i “Elitës” nga Prishtina ka dominuar në garën e mbajtur në shkollën “Mihal Grameno” në Fushë-Kosovë, duke rrëmbyer 19 medalje. Ky sukses nuk e ka habitur shumë trajnerin Abeliana Bregu, e cila synon të bëjë “bum” në arenën ndërkombëtare.

Klubi i Gjimnastikës “Elita” nga Prishtina ka shkëlqyer në garën e organizuar të shtunën nga Federata e Gjimnastikës së Kosovës (FGJK) dhe KGj “Fushë Kosova”, duke rrëmbyer 19 medalje. Në këtë garë pjesëmarrës ishin shtatë klube, kurse kanë shkëlqyer motrat gjimnaste, Lisa dhe Vilëza Zeqiri, që janë pjesë e klubit nga kryeqyteti “Elita”. Lisa ka zënë vendin e parë në disiplinat Parter në Traun e Ekuilibrit si dhe vendin e tretë në disiplinën Kapërcime, kurse motra e saj më e vogël, që shihet edhe si e ardhmja e gjimnastikës së kryeqytetit, triumfoi në disiplinën Trau i Ekuilibrit. “Ishte një paraqitje e mirë e jona, duke e treguar edhe një herë punën e madhe që po bëjmë në Klubin e ‘Elitës’. Edhe në garat e tjera presim të fitojmë medalje”, ka thënë Lisa Zeqiri.

Pas rrëmbimit të 19 medaljeve, trajnerja e Klubit “Elita”, Abeliana Bregu, ka thënë për “Epokën e re” se nuk është aspak e befasuar me performacën e nxënëseve të veta. Garën e së shtunës dhe atë paraprake në muajin shkurt, Bregu i ka vlerësuar si më të mirat nga Klubi i “Elitës”.

“Do ta kisha veçuar performancën e disa vajzave që treguan nivel të lartë për nivelin e gjimnastikës që është në Kosovë. Ka qenë e dallueshme në krahasim me klubet e tjera. Paraqitja e vajzave ishte shumë e mirë. Kjo garë, së bashku me atë të shkurtit, janë dy garat më të mira që kemi bërë deri tash, edhe numri i medaljeve është ndër më të lartat”, ka thënë Bregu, e cila pati një notë kritike për organizimin e garës nga KGj “Fushë-Kosova” dhe Federata e Gjimnastikës. “Gara lë për të dëshiruar. Ishte një organizim i mirë, por mund të ishte edhe më mirë, pasi zgjati gjashtë orë dhe kjo kohë është e mundimshme për sportistët dhe trajnerët. Ka ndikuar edhe në përqendrimin e fëmijëve për të pritur në radhë dhe për t’u futur në disiplinat e tjera gjimnastikore. Kjo ndikoi që në disiplinën e traut shumë fëmijë të dështojnë për shkak të lodhjes dhe qëndrimit të gjatë në një ambient të mbyllur”, ka shtuar Bregu.

Trajnerja nga Shqipëria ka paralajmëruar se klubi në të cilën punon shumë shpejt do të jetë i pakonkurrencë në Kosovë, por synim kryesor e ka pjesëmarrjen në garat e arenës ndërkombëtare. “Synojmë një aktivitet jashtë vendit, por ende nuk është konfirmuar. Për këtu në Kosovë synojmë të jemi më të mirët. Klubi i Elitës shumë shpejt këtu do të jetë i pakonkurrencë pasi niveli është i lartë dhe synojmë të përballemi me botën e jashtme”, përfundoi Bregu.

Për garën e mbajtur të shtunën foli edhe trajnerja e Fushë-Kosovës, Sherife Aliçkaj-Qerimi. Ajo ka thënë se është e kënaqur me paraqitjen e garuesve dhe me mbarëvajtjen e garës.

“Jam shumë e kënaqur me ecurinë e garës, por edhe me paraqitjen e garuesve tanë. Falënderoj të gjithë për kontributin e dhënë, në veçanti Federatën e Gjimnastikës për mbarëvajtjen e kësaj gare si dhe drejtorinë për Kulturë, Rini dhe Sport në Komunën e Fushë Kosovës me drejtoreshën, Nurie Avdiu të cilët kanë një mërit të madhe për organizimin e kësaj gare. Presim që organizimi i garave në të ardhmen të jetë në nivel edhe më të lartë”, ka deklaruar Aliçkaj-Qerimi.

Rezultatet e garës në Fushë-Kosovë

Disiplina Partner-Femra                             (Yllka)

Bora Hoti             (Elita)
Amela Gërbeshi    (Elita)
Jara Hasolli           (F. Kosova)
Yvesa Islami        (Ferizaj)

Disiplina Partner-Femra                             (Pionere)

Lonisa Reka                   (Ferizaj)
Valeza Rama                  (Elita)
Ema Limani                   (Elita)

 

Disiplina Partner-Femra                             (Juniore)

Lisa Zeqiri            (Elita)
Malvesa Elezi       (Elita)
Rizone Mustafa    (Elita)

Disiplina Partner-Femra                             (Seniore)

Dorentine Ibrahimi                  (Universiteti)
Fitore Rudari                             (Universiteti)

Disiplina Partner-Meshkuj                (Fatos)

Erdrin Qerimi       (F. Kosova)
Vincenzo Del Re   (Omnisport)
Dite Behluli          (Omnisport)

Disiplina Partner-Meshkuj                (Pioner)

Taulant Ramadani                   (Ferizaj)

Disiplina Partner-Meshkuj                (Junior)

Elion Vitia            (Universiteti)
Elvis Qitaku          (Ardhmëria)
Redon Qerimi       (F. Kosova)

Disiplina Partner-Meshkuj                (Senior)

Mërgim Shala       (Ardhmëria)
Endrit Hoti           (Trepça)
Ardi Halili            (Ferizaj)

Disiplina Trau i Ekuilibrit                 (Yllka)

Bora Hoti             (Elita)
Amela Gërbeshi    (Elita)
Elena Stefa           (Elita)

Disiplina Trau i Ekuilibrit                 (Pionere)

Vileza Zeqiri         (Elita)
Valeza Rama        (Elita)
Lonisa Reka                   (Ferizaj)

Disiplina Trau i Ekuilibrit                 (Juniore)

Lisa Zeqiri            (Elita)
Eljesa Kaçiu         (Universiteti)
Erlisa Çerkini       (Elita)

Disiplina Trau i Ekuilibrit                 (Seniore)

Fitore Rudari                 (Universiteti)
Doruntine Ibrahimi        (Universiteti)

Disiplina Kapërcime Femra               (Yllka)

Amela Gërbeshi             (Elita)
Vlera Gerguri                 (F. Kosova)
Bora Hoti                       (Elita)
Una Mulla Ademi          (Omnisport)

Disiplina Kapërcime Femra               (Pionere)

Valeza Rama        (Elita)
Elena Mangjolli    (F. Kosova)
Lonisa Reka         (Ferizaj)

Disiplina Kapërcime Femra               (Juniore)

Eljesa Kaçiu           (Universiteti)
Rizone Mustafa    (Elita)
Lisa Zeqiri            (Elita)

Disiplina Kapërcime Femra               (Seniore)

Donika Kryemadhi        (Universiteti)
Doruntina Ibrahimi        (Universiteti)
Fitore Rudari                  (Universiteti)

Disiplina Kapërcime Meshkuj                    (Fatos)

Dite Behluli                    (Omnisport)
Vincenzo Del Re             (Omnisport)

Disiplina Kapërcime Meshkuj                    (Pioner)

Taulant Ramadani                            (Ferizaj)

Disiplina Kapërcime Meshkuj                    (Junior)

Taulant Krasniqi            (Ferizaj)
Redon Qerimi                 (F. Kosova)
Elvis Çitaku                            (Ardhmëria)

Disiplina Kapërcime Meshkuj                    (Senior)

Ardi Halili            (Ferizaj)
Endrit Hoti           (Trepça)
Mërgim Shala       (Ardhmëria)

Fotografia e Federata e Gjimnastikes e Kosoves

Fotografia e Federata e Gjimnastikes e Kosoves

Fotografia e Federata e Gjimnastikes e Kosoves

Fotografia e Federata e Gjimnastikes e Kosoves

Fotografia e Federata e Gjimnastikes e Kosoves

Fotografia e Federata e Gjimnastikes e Kosoves

Fotografia e Federata e Gjimnastikes e Kosoves

Fotografia e Federata e Gjimnastikes e Kosoves

Fotografia e Federata e Gjimnastikes e Kosoves

Fotografia e Federata e Gjimnastikes e Kosoves

Fotografia e Federata e Gjimnastikes e Kosoves

Fotografia e Federata e Gjimnastikes e Kosoves

Fotografia e Federata e Gjimnastikes e Kosoves

Fotografia e Federata e Gjimnastikes e Kosoves

Fotografia e Federata e Gjimnastikes e Kosoves

Fotografia e Federata e Gjimnastikes e Kosoves

Fotografia e Federata e Gjimnastikes e Kosoves

Fotografia e Federata e Gjimnastikes e Kosoves

 

(Veton ZYMBERI)  

 

 

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në ceremoninë…