Emini ndahet me Trepçën ’89

04 gusht 2020 | 15:51

Futbollisti i njohur Leart Emini është larguar nga skuadra e Trepçës ’89.

Lajmin e ka konfirmuar vet futbollisti me anë të një postimi në profilin e vet në “Facebook”.

“Nga sot nuk të jam pjesë e klubit Trepça ‘89. Faleminderit kryesisë, shtabit teknik dhe të gjithë bashklojtarëve për ketë vit të kaluar se bashku. Klubit i dëshiroj sukses në vitin e ardhshëm”, ka shkruar Emini, i cili ka luajtur me sukses edhe për Llapin, Ballkanin dhe Besën e Pejës.

(V.Z / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Los Angeles Lakers rikthehen menjëherë te fitorja në NBA duke…