“Epoka e re” për fitore edhe ndaj “KosovaPress”-it

30 nëntor 2018 | 14:49

“Epoka e re”, pas fitores në xhiron e kaluar në derbin ndaj “Klan Kosovës” me rezultat 7-1, do të luajë për fitore edhe në ndeshjen e radhës në Media Ligë ndaj ekipit të “KosovaPress”-it.

Nëntë fitore nga njëmbëdhjetë ndeshjet e zhvilluara e bëjnë “Epokën e re” favorite edhe në ndeshjen e radhës që zhvillohet sonte (e premte) nga ora 21:15. Pesë pikë është diferenca e “Epokës së re” dhe dy skuadrave përcjellëse “Gazetës Metro” dhe “Klan Kosovës”.

Derbi i kësaj xhiro zhvillohet në mes të “Media Works”-it dhe “Klan Kosovës”, këta të fundit do të përpiqen t’u rikthehen fitoreve në mënyrë që të mbesin në hap me ekipin e parë në renditjen tabelore. Për fitore do të luajë edhe “Media Works”-i, kurse një tjetër derbi është edhe përballja në mes të “Telegrafit” dhe “Gazetës Metro”.

“Gazeta Zëri” këtë xhiro luan ndaj “RTK”-së, kurse përballjet e tjera janë: “InfoKosova & PrishtinaPost”-“D+”, “Infokusi”-“Kallxo.com”, “Ora Info”-“Lajmi.net” dhe “Gazeta Blic”-“RTV Dukagjini”.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka takuar të…