Eskalon situata në Zveçan: Përplasen KFOR-i dhe protestuesit

29 maj 2023 | 16:56

Misioni paqeruajtës i NATO-s, KFOR, ka ndërhyrë për shpërndarjen e protestuesve në Zveçan. Paraprakisht i ka paralajmëruar protestuesit që të shpërndahen, por ata nuk janë bindur.

“Ju po shkaktoni trazira. Po e rrezikoni veten dhe komunitetin tuaj. Largohuni nga zona dhe shkoni në shtëpi – në të kundërtën, KFOR-i do të detyrohet të ndërhyjë”, ishte audio-paralajmërimi i KFOR-it.

Gaz lotsjellës, flakë dhe shtëllunga tymi kanë përfshirë zonën, ndërkohë që janë dëgjuar edhe sirena. /REL

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një prej lojtarëve kryesor në këtë edicion për Manchester Unitedin…