Evra publikon bisedën me Ronaldon, portugezi i kishte treguar se po kthehej në Man Utd

29 gusht 2021 | 12:50

Rikthimi i Cristiano Ronaldos në Manchester United ka bërë bujë të madhe.

Ai është larguar nga Juventusi pas tri viteve dhe vendosi të rikthehej në klubin ku u dëshmua si futbollisti i madh.

Të premten pasdite është bërë zyrtare se Ronaldo do të rikthehej në Manchester United, edhe pse paraprakisht ishte afër të kalonte te rivali i qytetit, Manchester City.

Ishte ish-futbollisti i Manchester Unitedit dhe ish-bashkëlojtari i Ronaldos, Patrice Evra që e kishte ditur këtë gjë para se të ndodhte.

Ai në “Twitter” ka publikuar një pjesë të bisedës me Ronaldon, ku portugezi i kishte kumtuar lajmin se do të rikthehej.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Paris Saint-Germain (PSG) ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar…