Fabinho prezantohet te Al-Ittihadi

01 gusht 2023 | 11:08

Klubi nga Arabia Saudite, Al-Ittihad njoftoi të hënën për marrëveshjen me një video të titulluar “tigrat lejohen të kalojnë’’ përpara se të pasonin fotot zyrtare të lojtarit me klubin, së bashku me mbishkrimin: “Mirë se erdhe Fabinho në fortesën e tigrave”.

Videoja e njoftimit i referohej një problemi të përfolur në marrëveshje, që përfshinte shqetësimin e Fabinhos për qentë e tij.

Fillimisht u pretendua se lojtari kundërshtoi rregullat në Arabinë Saudite që ndalonin ‘qentë e rrezikshëm dhe agresivë’ pasi ai zotëronte dy bulldogë, megjithëse histori të tilla dolën të pabaza.

29-vjeçari ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2026, ku do të përfitojë 25 milionë euro në vit. Braziliani deri më tani ishte pjesë e klubit të Liverpoolit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar presidentin e Zvicrës,…