Fadil Berisha sjell rrëfimin e ushtarit të UÇK-së që mbushi 16 vjet në vijat e frontit (Video)

29 nëntor 2020 | 14:01

Bekim Juniku nga Gjakova ditëlindjen e 16-të e kishte festuar në vijat e frontit, kur si i ri i ishte bashkuar Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Duke rrëfyer historinë e tij personale për kohën e luftës në Kosovë, ai ka treguar se si kishte ikur nga shtëpia për t’ju bashkuar luftës për çlirimin e vendit, ndërsa ua kishte lënë një letër prindërve me të cilën i njoftonte ata se kishte vendosur për ta veshur uniformën e UÇK-së dhe se në rrugën e tij nuk kthehet më pas.

Videon me rrëfimin e tij e ka publikuar fotografi i njohur shqiptar me famë botërore, Fadil Berisha.

“LIRIA KA EMËR: Bekim Juniku e kishte festuar ditëlindjen e 16-të në vijat e frontit, si ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Për të shkuar në luftë, ai kishte ikur nga shtëpia. Motrës ia kishte një letër, për t’i njoftuar prindërit se në rrugën e tij nuk kthehet më pas. Pak kohë më vonë, babai i tij do t’i bëhej bashkëluftëtar. Ky është një rrëfim i jashtëzakonshëm për djemtë e rinj që lanë gjithçka për çlirimin e Kosovës. Shpërndajeni këtë video. #LiriaKaEmer”, ka shkuar Berisha në llogarinë e vet në “Facebook”.

Linku i videos: https://www.facebook.com/watch/?v=3457573721026652.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lëvizja Vetëvendosje është ankuar në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe…