Fazli Hoxha: Gjenerali Fadil Nimani ishte i lindur për të luftuar për të drejtat e popullit shqiptar

25 maj 2019 | 11:40

Më 25 maj të vitit 2001 në mbrojtje të atdheut në Vaksincë të Kumanovës ra heroikisht luftëtari i tri luftërave çlirimtare Fadili Nimani, komandant Tigri.

Kryetari i Nismës Socialdemokrate në Gjakovë, Fazli Hoxha, ka thënë se në të gjitha betejat e tri emblemave të UÇK-së, Fadil Nimani dëshmoi virtyte të larta ushtarake.

“Gjeneral Fadil Nimani ishte i lindur për të luftuar për të drejtat e popullit shqiptar në të gjitha trevat shqiptare. Tigri ishte dhe mbeti mburojë e UÇK-së. Lavdi e përjetshme për gjithë dëshmorët!”, ka shkruar Fazli Hoxha në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Zhvillimit Ekonomik (MZhE), Valdrin Lluka, ka paralajmëruar se…