FC Prishtina prezanton edhe Ramiz Bytyqin

01 korrik 2022 | 16:28

Ramiz Bytyqi është futbollisti i tretë që e përforcon skuadrën e Prishtinës në këtë afat kalimtar. Ai ka nënshkruar marrëveshje për tre vjetët e ardhshëm me klubin kryeqytetas.

Mbrojtësi i djathtë është njohje e vjetër e trajnerit të ri të Prishtinës, Ismet Munishi, i cili e afirmoi Bytyqin në futbollin kosovar te skuadra e parë e Ballkanit.  23-vjeçari me Ballkanin edicionin e kaluar e fitoi titullin kampion.

Ai në të kaluarën ka qenë pjesë e reprezentacionit të Kosovës U-19 dhe U-21. Ramizi pas prezantimit te Prishtina e ka dhënë një̈ prononcim për faqen zyrtare të klubit tonë.

“Të gjithë e dinë se Prishtina është klub i madh dhe pas bisedës me trajnerin Ismet Munishi vendosa t’i bashkohem ekipit. Jam shumë i lumtur me këtë fakt. Synimet personale janë që të kem paraqitje sa më të mira me ekipin dhe t’i arrijmë objektivat që i ka klubi”, ka thënë Bytyqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Teknologjia e re ushtarake izraelite u jep mundësinë forcave speciale…