Federata e Pingpongut hap afatin e regjistrimit të klubeve

05 janar 2020 | 13:18

Federata e Pingpongut e Kosovës ka njoftuar të gjithë të interesuarit se nga data 1 janar deri me datën 31 janar 2020, është i hapur afati për regjistrimin e klubeve dhe lojtarëve në FPPK, për sezonin 2020.

Këtë lajm e ka bërë të ditur sekretari gjeneral i FPPK-së, Fadil Luta.

“Bordi i FPPK-së ka marrë vendim që afati për regjistrimin e klubeve dhe lojtarëve në Federatën e Pingpongut të Kosovës të jetë nga data 1 janar deri me datën 31 janar 2020”, u shpreh Luta. Poashtu, ai njoftoi për procedurat dhe dokumentet e nevojshme për regjistrimin e klubeve në FPPK.

“Për t’u regjistruar një klub në Federatën e Pingpongut të Kosovës, duhet të plotësohet formulari i regjistrimit i cili mund të shkarkohet në sajtin e FPPK-së ëë.fppk.com, si dhe t’i bashkëngjiten dokumentet e kërkuara në formular. Ne si federatë jemi në dispozicion për t’iu ndihmuar dhe sqaruar për çdo paqartësi rreth regjistrimit”, ka thënë ai.

Më tutje ai njoftoi se Komisioni për regjistrim në kuadër të FPPK-së, do t’i shqyrtojë të gjitha aplikacionet me datën 1 shkurt 2020. “Komisioni për regjistrim të klubeve do të takohet me datën 1 shkurt 2020, duke filluar nga ora 10:00 në Federatën e Pingpongut dhe do t’i shqyrtojë dokumentacionin e të gjithë aplikueseve për vitin 2020, andaj i ftojmë të gjithë të interesuarit të fillojnë sa më pare me mbledhjen e dokumenteve për regjistrim të klubeve”, u shpreh ai.

Për të shkarkuar dokumentet e nevojshme për regjistrim të klubeve klikoni në linkun: http://bit.ly/AfatiPerRegjistrim2020

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Më shumë se 100 miliardë mesazhe janë dërguar në të…