Fëmija i prekur nga ethet e minjve është në gjendje të rëndë

09 gusht 2021 | 14:53

Një fëmijë është i shtrirë në Klinikën Infektive në QKUK, i infektuar me ethet e minjve të cilat janë shfaqur së fundmi në Kosovë.

Infektologu Arben Vishaj ka thënë për “Klan Kosova” se gjendja e pacientit është e rëndë.

“Gjendja e fëmijës është stabile por e rëndë edhe më tutje”, është shprehur ai.

“Infeksioni ka ardhur nga rënia në kontakt me zona të kontaminuara me sekrecione të brejtësve në radhë të parë. Fëmija ka qëndruar një muaj në Bjeshkët e Deçanit të cilat janë endemike për ethe të minjve”, ka thënë ai.

Vishaj është shprehur se ky është rasti i tretë i personave të prekur nga këto ethe.

IKShPK-ja bën thirrje për kujdes ndaj etheve të minjve, paraqitet rasti i parë

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjatë episodit të “The Voice Australia” ku Rita Ora është…