Ferdinand Kolaj nga PSHDK-ja, kandidat për kryetar të Gjakovës

17 gusht 2021 | 11:47

Partia Shqiptare Demokristiane e Kosovës, dega në Gjakovë ka propozuar kryetarin e degës, Ferdinand Kolajn kandidat për kryetar të Komunës së Gjakovës.

“Ferdinand Kolaj, gjatë këtij mandati në qeverisjen lokale në Gjakovë ka qenë Drejtor për Zhvillim Ekonomik dhe për një̈ vit ka udhëhequr edhe Drejtorin e Shëndetësisë̈ ku ka treguar suksese të jashtëzakonshme të udhëheqjes.

Kolaj është kandidat i nderuar në komunitet dhe bashkëpunues me qytetaret e Gjakovës është dëshmuar në udhëheqje dhe si Kandidat për Kryetar Komune është vlere për komunën dhe qytetaret e Gjakovës”, thuhet në njoftimin e kryesisë së PSHDK-së, dega në Gjakovë.

Njoftimi i plotë i PSHDK-së:

Të nderuar Demokristian,

PSHDK -BD – Gjakovë me shumicë të votave ka vendosur që në zgjedhjet lokale të 17 Tetorit 2021 të del me kandidat për kryetar të komunës. Kandidati i propozuar për Kryetar të Komunës së Gjakovës nga Kryesia e BD – PSHDK Gjakovë është̈ Kryetari i aktual PSHDK-së në Gjakovë z. Ferdinand Kolaj.

Kolaj, gjatë këtij mandati në qeverisjen lokale në Gjakovë ka qenë Drejtor për Zhvillim Ekonomik dhe për një̈ vit ka udhëhequr edhe Drejtorin e Shëndetësisë̈ ku ka treguar suksese të jashtëzakonshme të udhëheqjes.

Ferdinand Kolaj është kandidat i nderuar në komunitet dhe bashkëpunues me qytetaret e Gjakovës është dëshmuar në udhëheqje dhe si Kandidat për Kryetar Komune është vlere për komunën dhe qytetaret e Gjakovës.

Po ashtu PSHDK në Gjakovë ka përfunduar listën prej 36 kandidateve për Asamblenë̈ Komunale të Gjakovës.

Lista për Asamble e Kandidateve të PSHDK-së është gjithëpërfshirëse në rajone dhe profesione, është liste përfaqësuese dhe fituese.

Në zgjedhjet e Tetorit kandidati për Kryetar z. Kolaj dhe lista për asamblenë̈ komunale nga radhët e PSHDK-së do të dalin faqebardhë dhe do të jenë faktor përcaktues për qeverisjen e ardhshme lokale.

Na u prift e mbara!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mediet sociale kanë publikuar pamjet që tregojnë talebanët të cilët…