Ferizaj me fushë të “Beach Volley”

01 gusht 2018 | 10:18

Me përkrahjen e kryetarit të Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, në Ferizaj shumë shpejt do të ndërtohet fusha e volejbollit në rërë.

Kjo fushë me kërkesë të FVK-së do të ndërtohet në hapësirën afër Pallatit të Sporteve “Bill Clinton” në Ferizaj. Në kuadër të politikave të qeverisjes lokale për zhvillim e sportit, Ferizajt do t’i shtohet edhe kjo hapësirë sportive e cila do të mundësojë zhvillimin e garave në këtë sport.

Në planet afatmesme të qeverisjes lokale të udhëhequr nga kryetari Agim Aliu janë edhe krijimi i vendhapësirave për ping-pong, fushave të tenisit, tablove të shahut, projekte këto që synohen të realizohen në këtë zonë, ku janë të fokusuara institucionet dhe aktiviteti sportiv.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në kuadër të parandalimit të veprimtarive ilegale, njësitë e doganës…