Fernandinho vazhdon kontratën me Cityn

19 janar 2018 | 16:30

Pas mbrojtësit Nicolas Otamendi edhe mesfushori Fernandinho e ka vazhduar kontratën me skuadrën e Manchester Cityt.

Braziliani do të mbetët pjesë e skuadrës së Pep Guardiolës deri në muajin qershor të vitit 2020.

“Ne jemi të kënaqur që Fernandinho ka nënshkruar një kontratë të re. Ai është një veteran në skuadër me profesionalizmin dhe etikën e punës së patëmetë. Jemi të lumtur që ai do të vazhdojë me ne edhe dy vjet më shumë”, ka thënë Txiki Begiristain, drejtori sportiv i Manchester Cityt.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Punëve të Jashtme, Behxhet Pacolli, ka takuar sot…