Feronikeli shkatërroi Lipjanin 

07 dhjetor 2019 | 22:39

Feronikeli ka mundur në udhëtim Lipjanin me rezultat 59:112 (10:18, 18:27, 17:31, 14:36) në ndeshjen e parë në kuadër të xhiros së 16-të në Superligën e Kosovës në basketboll.

Skuadra nga Drenasi ishte më e mirë në këtë përballje nga fillimi deri në fund, duke shënuar fitore të merituar. Çerekun e parë e fituan 10:18, për të vazhduar dominimin edhe në periudhën e dytë 18:27, kurse me lojë të mirë vazhduan edhe në pjesën e dytë. Feronikeli e fitoi periodën e tretë 17:31 dhe atë të fundit 14:36, për të triumfuar në fund me rezultat 59:112.

Fazli Vitia ishte më i miri te Lipjani me 18 pikë e tetë kërcime, derisa te Feronikeli më i dalluari ishte Tyron Garland me 32 pikë, pesë kërcime dhe tetë asistime.

Lipjani ka 15 humbje në po aq ndeshje të zhvilluara, kurse Feronikeli ka katër fitore dhe dhjetë humbje.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bashkimi ka mundur Pejën me rezultat 75:67 (13:11, 17:24, 27:16,…