Festonte fitoren, trajneri vdes nga ataku në zemër

05 dhjetor 2021 | 16:00

Trajneri Adham El-Selhadar i skuadrës El Magd, teksa shikonte sesi ekipi i tij shënoi dhe fitonte 1-0 në minutën e 92-të kundër El Zarqa, në një ndeshje të ligës së dytë egjiptiane, pësoi një atak në zemër gjatë festimeve.

El-Selhadar u dërgua me urgjencë në spital, por trajneri 53-vjeçar nuk arriti ta përballonte goditjen dhe humbi jetën. El Magd ka shpallur një periudhë zie gjashtëditore dhe ka pezulluar ndeshjen e radhës.

El-Sehadar kishte një karrierë të frytshme si lojtar dhe kishte fituar Premier League egjiptiane me Ismaily në vitet 1990 dhe gjithashtu edhe kupën e Egjiptit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drita ka mposhtur Prishtinën në kryeqytet me rezultat 0-1. Goli…