FFK-ja bën thirrje të mbushet stadiumi “Fadil Vokrri” 

27 korrik 2018 | 10:44

Hapja e stadiumit në kryeqytet po pritet me interesim të jashtëzakonshëm, pasi tash e tutje do ta bartë emrin e legjendës së futbollit dhe ish-kryetarit të Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, por edhe për faktin se në këtë ndeshje të pranishëm do të jenë inspektorët e FIFA-s për inspektim, prandaj FFK-ja ka bërë thirrje që më 28 korrik të mbushet stadiumi me adhurues të futbollit.

Krahas punëve në përfundim e sipër, në stadiumin “Fadil Vokrri” po vazhdojnë edhe përgatitjet për ndeshjen testuese të 28 korrikut, e cila do të zhvillohet ndërmjet veteranëve të KF Flamurtarit nga Vlora, veteranëve të FC Prishtina dhe një ekip i përbërë nga politika dhe estrada. Tashmë dihen pjesëmarrësit nga Shqipëria dhe të Klubit Prishtina sikur edhe njerëzit nga politika dhe disa emra nga estrada. Edhe në opinion po mbretëron një interesim i madh për faktin që tash e dy vjet stadiumi i qytetit ka qenë në rinovim dhe se ky stadium do ta mbajë emrin e legjendës së futbollit dhe ish-presidentit të FFK-së, Fadil Vokrri. Ndeshjet do të zhvillohen prej orës 20:00 nën dritat e reflektorëve që i japin hijeshi shtesë stadiumit buzë Arbërisë. “U bëjmë thirrje të gjithë adhuruesve të jenë në numër sa më të madh, kurse hyrja është falas dhe tash stadiumi ofron komoditet të madh. Po ashtu, numri i madh i shikuesve do të jetë edhe një nga testet që do të ketë ky stadium nga inspektorët e UEFA-s e të cilët do ta japin licencën për t’u zhvilluar ndeshjet kualifikuese për Ligën e Kombeve që fillojnë në shtator”, thuhet në njoftimin e FFK-së. Në këtë ndeshje do të luajnë disa nga yjet e futbollit të viteve ’80 e ’90 nga Shqipëria dhe Kosova.

KF Flamurtari

  1. Vasil Ruçi
  2. Perlat Musta
  3. Artur Lekbello
  4. Kreshnik Cipi
  5. Rrapo Taho
  6. Roland Iliadhi
  7. Vangjel Laluci
  8. Përparim Lushaj
  9. Qerem Memushi
  10. Dritran Resuli
  11. Latif Gjondeda
  12. Dritan Sadedini
  13. Gert Haxhiu
  14. Fjodor Xhafa
  15. Saimir Haxhiu
  16. Koto Zilja
  17. Roland Meli
  18. Rexhep Rexhepi
  19. Gentian Mezani

 

FC Prishtina

 

1.Shukri Paqarada

2.Ahmet Beselica

  1. Arbnor Morina
  2. Nazmi Rama
  3. Isa Sadriu
  4. Fadil Berisha
  5. Eroll Salihu
  6. Muharrem Sahiti
  7. Besnik Kollari
  8. Adil Vokrri
  9. Sunaj Keçi
  10. Kushtrim Munishi
  11. Suad Keçi
  12. Bedredin Gjinali
  13. Abdyl Bellopoja
  14. Arsim Abazi
  15. Fatmir Namani
  16. Ramiz Krasniqi
  17. Afrim Toverlani
  18. Gramoz Vokrri

 

Shtabi teknik

 

  1. Ajet Shosholli
  2. Shfeshet Sinani
  3. Ramdan Cimili
  4. Jusuf Tortoshi

 

Ekip i Politikës dhe Estradës

Politika

  1. Kujtim Gashi (PDK)
  2. Bekim Haxhiu (PDK)
  3. Armend Zemaj (LDK)
  4. Ahmet Isufi (AAK)
  5. Rasim Demiri (AAK)
  6. Bilall Sherifi (NISMA)
  7. Shpend Ahmeti(PSD)
  8. Dardan Sejdiu (PSD)
  9. Abert Kinolli (PRO+6)

Estrada

  1. Meda
  2. Blero
  3. Osman Azemi
  4. Ermali
  5. DJ PM
  6. DJ DAGZ
  7. Mensur Safçiu
  8. UKI
  9. Esheref Durmishi
  10. Armedn Ismajli
  11. Vedat Bajrami

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Adem Demaçi, një mbrojtës i të drejtave të njeriut që…