FFK-ja pritet ta fitojë të drejtën e dhënies së Licencës UEFA – B

08 nëntor 2018 | 13:26

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi dhe sekretari i përgjithshëm, Eroll Salihu dhe drejtorit teknik, Michael Nees, kanë pritur instruktorin e UEFA-s për edukim të trajnerëve, Dany Ryser.

Gjatë këtij takimi u bisedua për punën e suksesshme që është bërë deri më tash në shkollimin e trajnerëve me Licencën C si dhe fillimin e kursit për Licencën B të UEFA-s.

Po ashtu, u diskutua edhe për projektin e krijimit të qendrës edukative, derisa në mars të vitit të ardhshëm do të dorëzohet raporti i punës së deritashme në panelin e UEFA-s në mënyrë që FFK-ja ta fitojë të drejtën e dhënies së Licencës UEFA – B. Nga ana e tij Dany Ryser lavdëroi punën që po e bënë FFK-ja në të gjitha segmentet.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në takimin ministror për Integrime Evropiane, ku ishte i pranishëm…