Filloi miqësorja Kosovë – Lituani

24 mars 2021 | 20:45

Ka filluar ndeshja miqësore në mes Përfaqësueses së Kosovës në futboll dhe Lituanisë.

Kjo ndeshje po zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë dhe do të jetë një mundësi e mirë për trajnerin Bernard Challandes që të përgatitet ekipin për dy ndeshje kualifikuese për botëror ndaj Suedisë dhe Spanjës.

“Dardanët” u grumbulluan të hënën në kryeqytet, për herë të parë që prej nëntorit kur e mbyllën një fushatë zhgënjyese në vendin e parafundit në grup në Ligën e Kombeve.

Për këtë ndeshje, Challandes është përcaktuar për 11-shen: Samir Ujkani, Florent Hadërgjonaj, Mërgim Vojvoda, Ibrahim Dresheviq, Fidan Aliti, Hekuran Kryeziu, Valon Berisha, Bersant Celina, Milot Rashica, Arbër Zeneli, Vedat Muriqi.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Kryeministri Albin Kurti, ka kujtuar 22 vjetorin e intervenimit të…