Filloi ndeshja Slovan Bratislava – Feronikeli

24 korrik 2019 | 18:00

Ka filluar ndeshja e Ligës së Evropës në mes Slovan Bratislavës dhe Feonikelit.

Kjo ndeshje i takon rrethit të dytë në Ligën e Evropës dhe po zhvillohet në stadiumin “Tehelne Pole”. Kampionët e Kosovës pas eliminimit befasueses në Ligën e Kampionëve nga TNS-ja, aventurën evropiane e vazhdojnë në Ligën e Evropës më shpresë që sonte të nxjerrin një rezultat pozitiv dhe në ndeshjen e kthimit më 30 korrik në stadiumin “Fadil Vokrri” të sigurojnë kualifikimin në rrethin e tretë.

Pjesë e Ligës së Evropës në këtë edicion ishte edhe skuadra e Prishtinës, e cila u eliminua pas humbjes në ndeshjen e kthimit ndaj St Joseph’s (2-0).

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona, pasi të njëjtit…