Fillojnë përgatitjet për krijimin e shërbimit të kardio-kirurgjisë së fëmijëve në Kosovë

25 korrik 2022 | 18:10

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, ka takuar sot ambasadorin e Italisë, Antonello De Riu, me ç’rast temë diskutimi ishte bashkëpunimi mes dy vendeve në sektorin e shëndetësisë, më konkretisht, krijimi i programit të kardio-kirurgjisë së fëmijëve në Kosovë dhe përkrahja nga shteti italian për realizimin e këtij objektivi tejet të rëndësishëm.

Ministri Latifi falënderoi ambasadorin De Riu dhe shtetin italian për ndihmën e dhënë deri më tani në sektorin e shëndetësisë në përgjithësi, dhe për të gjitha aktivitetet përkatëse për krijimin e këtij shërbimi të nivelit të lartë për kujdesin shëndetësor të fëmijëve tanë.

Ministri Latifi dhe ambasadori De Riu u dakorduan që të gjitha procedurat për dërgimin e ekipit kosovar mjekësor për trajnim në Itali si dhe përgatitjet për sigurimin e paisjeve të nevojshme për këtë qendër të përfundohen gjatë fillimit të vjeshtës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qyteti Izium është vija e fundit e frontit ku ushtarë…